Ushtria e Irakut tha se dymbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetën, pesë prej tyre ushtarë, në sulmin e sotëm ndaj një baze ushtarake.
Baza në Bagdad u sulmua nga sulmues vetëvrasës dhe persona të armatosur.
Zëdhënësi i ushtrisë irakiane, gjeneral majori Kasim al-Musaui, njoftoi se 36 njerëz janë plagosur në sulmin në komandën ushtarake Rusafa.
Dhuna e sotme vjen disa ditë pasi Uashingtoni deklaroi përfundimin e operacioneve luftarake në Irak