Ndërlidhjet

Parisi mbron politikën e sigurisë dhe dëbimin e romëve



Franca e ka mbrojtur sot fuqishëm politikën e sigurisë dhe dëbimin e imigrantëve romë.

Ministri i Imigracionit Erik Beson tha se Franca i ka mbrojtur më shumë imigrantët ilegalë se sa vendet tjera evropiane.

Beson iu përgjigj protestave që ndodhën të shtunën në mbarë Francën, dhe në shkallë më të vogël edhe në kryeqyndrat evropiane.

Të shtunën, ministri i Brendshëm francez, Bris Hortefo, tha se ai do të vazhdojë me “aksionin e vendosur për t’i shtypur të gjitha llojet e krimit, për t’i mbrojtur të drejtat e viktimave, dhe pas stigmatizuar asnjë komunitet në veçanti”.
XS
SM
MD
LG