Ndërlidhjet

Kinë: Marrëdhëniet me SHBA janë stabile, por ka vështirësi


Zyrtari i lartë i Partisë Komuniste të Kinës, Li Yuanchao, është shprehur se marrëdhëniet e Kinës me Shtetet e Bashkuara janë të “shëndosha dhe stabile”, por ka theksuar se ekzistojnë disa vështirësi. Sipas tij, liderët e të dy vendeve kanë premtuar tejkalimin e tyre.

Këto komente, Li Yuanchao, i bëri në Pekin, gjatë pranimit të delegacionit të Shteteve të Bashkuara, në të cilin përfshihen drejtori i Këshillit Kombëtar për Ekonomi, Larry Sumers, dhe zëvendës këshilltari për siguri kombëtare, Tom Donilon.

Mendohet se bisedimet në Pekin do të fokusohen në disa çështje kontestuese, përfshirë politikën monetare të Kinës, suficitin e njëanshëm tregtar dhe shitjen e armatimit për Tajvanin.
XS
SM
MD
LG