Ndërlidhjet

Raportet: Abasi kritik ndaj komenteve të Ahmadinexhadit


Raportohet se një zëdhënës i presidentit të Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, e ka kritikuar presidentin iranian, Mahmud Ahmadinexhad, lidhur me komentet e tij se “bisedimet paqësore izraelito – palestineze janë të “dënuara për shkatërrim”.

Agjencia lokale e lajmeve Maan, i transmeton fjalët e zëdhënësit Nabil Abu Rudaineh, se Ahmadinexhadi “nuk e përfaqëson popullon iranian, pasi ai i ka falsifikuar rezultatet e zgjedhjeve, e ka shtypur popullin iranian dhe e ka vjedhur autoritetin, dhe nuk ka të drejtë të flasë për Palestinën, për presidentin e saj apo për përfaqësuesit e saj”.

Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abas, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, më 2 shtator u takuan në Uashington, në bisedimet e para direkte në afro dy vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG