Ndërlidhjet

Berisha: Përpjekjet e Serbisë janë bizare dhe nuk ndihmojnë



Shqipëria nuk do të paraqesë rezolutë të saj në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por shpreson se Serbia do ta tërheqë rezolutën e vet, ka deklaruar kryeministri Sali Berisha.

Në një intervistë për të përditshmen austriake 'Der Standard', Berisha ka thënë se tash "pas mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, këto përpjekje të Beogradit janë të paarsyeshme, sepse Serbia duhet t'i përmbahet të dtrejtës ndërkombëtare".

"Të gjitha përpjekjet e Serbisë që t'i kundërvihet verdiktit ndërkombëtar janë bizare dhe nuk ndihmojnë. Shqipëria nuk do të paraqesë rezolutë, por do t'i mbështesë rezolutat e vendeve tjera", ka thënë Berisha.
XS
SM
MD
LG