Ndërlidhjet

Daçiq: Jemi për kompromis, por jo për njohjen e Kosovës



Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet të punojë për mbrojtjen e interesave territoriale të saj dhe për integrimet evropiane pavarësisht nga epilogu i votimit të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

“Serbia është e gatshme për kompromis, por nuk besoj se asnjë pushtet do ta pranonte kompromisin që nënkupton se me rezolutën verifikohet pavarësia e Kosovës”, ka deklaruar Daçiq pas një bisede me homologun kroat, Tomisllav Karamarko.

Ai ka thënë se verifikimi i pavarësisë së Kosovës përmes rezolutës nuk do të ishte kompromis, por shmangie nga parimet shtetërore.
XS
SM
MD
LG