Ndërlidhjet

BE diskuton imigracionin e paligjshëm



Ministrat e brendshëm dhe ata të migracionit në vendet e Bashkimit Evropian janë takuar në Francë për të bashkrenduar politikat e imigracionit. Në takim janë diskutuar masat e përbashkëta për të luftuar imigracionin e paligjshëm dhe kërkesat për strehim bazuar në motive të pavërteta.

Takimi u drejtua nga Franca, që është në qendër të kritikave lidhur me dëbimin masiv të romëve drejt vendeve të origjinës, Rumanisë e Bullgarisë. Taktikat e Francës janë kritikuar nga Bashkimi Evropian dhe Kisha Katolike.
XS
SM
MD
LG