Ndërlidhjet

Evropa dhe neglizhenca dashamirëse


Barak Obama, atëbotë kandidat presidencial, gjatë vizitës në Berlin, 24 korrik 2008.
Barak Obama, atëbotë kandidat presidencial, gjatë vizitës në Berlin, 24 korrik 2008.
"New York Times"

Shkruan: Roger Cohen

Që kur u zgjodh, presidenti Obama i zgjati dorën botës myslimane në tërësi, në Kinë, në Turqi, në Iran, por i ka kushtuar energji të vakët diplomatike Evropës.

Në shumë mënyra, ai është i pari president post-atlantik, që udhëhiqet nga temperamenti, sëndertimi dhe rrethanat që të fokusohesh diku tjetër.

“Evropa është objekt i neglizhencës dashamirëse amerikane”,
thotë Kamille Grand, analiste e njohur parisiene për mbrojtjen. “Obama nuk ka vendosur apo rivendosur marrëdhënie strategjike me asnjë vend evropian apo Evropën në përgjithësi”, thotë ajo.

Obama mbetet mjaft popullor me evropianët, edhe nëse pasioni marramendës ka tejkaluar nivelin e tillë të pasionit, mirëpo udhëheqësit politikë evropianë ndjehen të lënë anash.

Obama supozohej se do t’i tejkalonte çarjet me evropianët që i shkaktoi presidenti Bush, i cili favorizoi aleanca me ata që donte ai, e jo aleancat e vjetra. Mirëpo, Obama nuk i tejkaloi këto çarje.

Komanda Qendrore në Florida, që udhëheq luftën afgane, dominon mbi NATO-n. Iniciativa e re për paqe në Lindjen e Mesme është nisur, është vendosur strategjia e re afgane, pa ju dhënë asnjë shenjë evropianëve.

Franca, ndonëse ende sadopak e inatosur, mbetet e heshtur. Nikolas Sarkozi është presidenti më proamerikan nga Republika e pestë.

Presidentët Barak Obama dhe Nikolas Sarkozi
Ai riktheu Francën në komandën e NATO-s, hodhi poshtë cinizmin e njohur të diskursit politik francez drejt SHBA-ve dhe iu afrua Obamës. Për të gjitha këto, Sarkozi nuk mori asgjë nga Obama.

Ai me siguri e dëgjon fantazmën e De Golit që gjatë natës i thotë: “Të thashë që ashtu do të ndodhë.”

Në Londër, britanikët po dridhin kokën e tyre. Kryeministri Dejvid Kameron, duke e njohur ftohtësinë e Obamës, pret pak nga marrëdhëniet me SHBA-të, mirëpo ai po shikon mundësitë për riforcimin e marrëdhënieve speciale që janë tronditur nga lufta në Irak.

Marrëdhëniet e veçanta janë në telashe serioze”, thotë Xhulian Lindli – Frenç, një ekspert i mbrojtjes në Akademinë e Ushtrisë Mbretërore Holandeze.

Mund të kuptohet sjellja e SHBA-ve: Evropa është në paqe dhe ngurron që të shpenzojë për fushën e mbrojtjes. Gati 2000 trupa holandeze po largohen nga Afganistani në një kohë kritike.

NATO-ja, që është në kërkim të një doktrine relevante, është kthyer në një dilemë ekspertësh të vjetruar. Franca dhe Britania janë vende të vogla, edhe pse përbëjnë 43 % të shpenzimeve të BE-së për mbrojtje.

Në botë ka xhihadistë që duhet luftuar dhe një ekonomi amerikane të thyer që duhet rregulluar. Megjithatë, neglizhenca dashamirëse ndaj Evropës është një qasje e gabuar e SHBA-ve. Është shkurtpamëse dhe e rrezikshme.

Marrëdhëniet atlantike mbesin guri themeltar i stabilitetit botëror, derisa fuqi të reja po dalin në sipërfaqe. Me borxhin e saj shumë të madh, Amerika ka nevojë për ndikim që mund ta përballojë.

Aleatët perëndimorë janë mënyra për ta gjetur këtë ndikim. Perëndimi përben vlerat dhe ka institucionet si qendër për të fituar luftën.

Amerika ka nevojë për një treshe të mbrojtjes britanike – franceze – gjermane përkrah saj dhe për t’i dhënë fund kërkimit për strategjinë e NATO-s.

Përpos BE-së, a ka diku ndonjë grumbull shtetesh që duan të punojnë aq afër dhe përgjithmonë me SHBA-të, në pothuajse të gjitha çështjet globale dhe rajonale?”, pyeti Volfgang Ishinger, ish-ambasadori gjerman në Uashington. “Do të doja që Obama ta thoshte pikërisht këtë”. (a.h.)
XS
SM
MD
LG