Ndërlidhjet

Bagdad: U vra një gazetar i TV-së shtetërore


Një gazetar i njohur televiziv në Irak është vrarë sot derisa po udhëtonte me veturën e tij në Bagdad.

Gazetari i Televizionit shtetëror al-Irakija, Riad al-Saray, ishte i njohur për përpjekjet e tij për zbutjen e dallimeve ndërmjet komuniteteve sunite dhe shiite në programet e tij fetare.

Organizata ndërkombëtare Gazetarët pa Kufijë,e ka dënuar këtë vrasje dhe ka kërkuar që autoritetet irakiane të ndërmarrin hetime të menjëhershme.

Sipas kësaj organizate, prej marsit të vitit 2003, kur filloi konflikti në Irak, janë vrarë 230 gazetarë dhe personel tjetër i mediave.
XS
SM
MD
LG