Ndërlidhjet

Bruksel: Turqit – grupi më i madh i jashtëm në BE


Bashkimi Evropian thotë se turqit e përbëjnë grupin më të madh të jashtëm që jeton në 27 vendet e BE-së.

Zyra për statistika e Bashkimit Evcropian, Eurostat, njoftoi se 2.4 milionë turq ose 8%, jetojnë në BE.

Në tërësi, në BE, në fillim të vitit 2009, jetonin afro 32 milionë persona të jashtëm ose 6.4 % e popullatës së tërësishme të Bashkimit Ervropian.

Më së shumti të jashtëm jetojnë në Gjermani, afro 7.2 milionë, e pastaj në Spanjë, afro 5.7 milionë.

Më se një e treta e personave të jashtëm janë nga një vend tjetër i Bashkimit Evropian.

Në këtë aspekt, grupet më të mëdha janë nga Rumania, afro 2 milionë, dhe Polonia, afro 1.5 milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG