Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – 12 të vrarë


Policia e Pakistanit thotë se nga një sulm me bombë, në një vendbanim të oficerëve të policisë dhe të familjeve të tyre, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi, janë vrarë së paku 12 vetë dhe janë plagosur më se 50 të tjerë.

Nga shpërthimi që ndodhi sot, janë shkatërruar banesat, që shfrytëzohen nga policët, në qarkun Kohat.

Një zyrtar lokal tha se “shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë”.

Ekipet e shpëtimit kanë shprehur shqetësim se numri i të vrarëve mund të jetë më i madh.
XS
SM
MD
LG