Ndërlidhjet

Sejdiu e Thaçi urojnë për Bajram



Drejtuesit e institucioneve shtetërore të Kosovës kanë uruar bashkësinë islame dhe besimtarët myslimanë në vend me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit dhe festës së Bajramit të Madh.

Presidenti Sejdiu ka theksuar në mesazhin e urimit se "Kosova ka qenë një shembull i rrallë i bashkëjetesës, i tolerancës dhe i harmonisë në mes të njerëzve të përkatësive të ndryshme fetare".

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar "përkushtimin shpirtëror dhe sprovimin fizik, duke rritur edhe më shumë dashurinë e ndërsjelltë, paqen dhe solidaritetin".
XS
SM
MD
LG