Ndërlidhjet

Byhler: Veriu sfida më e madhe për KFOR-in



Komandanti i forcave paqëruajtëse në Kosovë, gjeneral majori Erhard Byhler, ka thënë se çfarëdo zhvillimi i mëtutjeshëm i strukturës së KFOR-it do të bëhet bazuar në analizat ushtarake dhe politike të situatës së përgjithshme.

Byhler i bëri këto komente gjatë takimit me Komisionerin e Parlamentit Gjerman për Forcat e Armatosura, Helmut Konigshaus.

Byhler tha se situata e përgjithshme në rajon është e qetë dhe stabile, por situata në veri mbetet çështja kryesore dhe sfida më e madhe për KFOR-in.
XS
SM
MD
LG