Ndërlidhjet

Kushner: Hap kah normalizimi i raporteve Serbi - Kosovë


Franca i uron Serbisë për marrëveshjen e arritur me Bashkimin Evropian, për propozim rezolutën për Kosovën, në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, tha ministri i jashtëm francez, Bernar Kushner.

“Kjo marrëveshje e hap rrugën e dialogut ndërmjet Prishtinës e Beogradit, që Franca gjithnjë e ka dëshiruar”, tha zoti Kushner, dhe ka shtuar se “ky dialog është i nevojshëm për nxitjen e bashkëpunimit, për përparime në rrugën kah Evropa dhe për përmirësimin e jetës së të gjithëve”.

Sipas tij, ky është edhe “një hap kah normalizimi i raporteve ndërmjet Serbisë e Kosovës”.

Mëtutje, në njoftimin nga zyra e tij, ministri Kushner, thekson se e kishte thirrë presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, për t’i uruar arritjen e marrëveshjes, e kishte falënderuar shefen e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, dhe me telefon kishte biseduar me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
XS
SM
MD
LG