Ndërlidhjet

Prishtinë: Besimtarët myslimanë e falën Bajramin


Në Xhaminë Sulltan Mehmet Fati, e njohur edhe si Xhamia e Madhe në Prishtinë, besimtarët myslimanë e falën Namazin e Fitër Bajramit.

Me këtë rast, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në mesazhin e tij para besimtarëve myslimanë, tha se festa e Fiter Bajramit është festë e një rëndësie të veçant për ata të cilët e kanë agjëruar muajin e Ramazanit.

Myftiu Ternava me tutje ka thënë se “në këtë ditë të shenjtë, nga ky vend i shenjtë, i ftojë të gjithë besimtarët tanë, që të bashkëveprojnë drejt një shoqërie të shendoshë, të pastër, e të ndershme, e të mos lejojmë, që në mesin tonë të depërtojnë viruse degjeneruese e devalvuese”.

Ai ka kërkuar nga të gjithë qytetarët, që të punohet për një të ardhme sa më të mirë dhe që në mesin e njerëzve të mbretërojë harmonia dhe solidariteti.

Me rastin e Bajramit sot në Kosovë është ditë pushimi.
XS
SM
MD
LG