Ndërlidhjet

Zukorliç: Autonomia e Sanxhakut e pashmangshme



Autonomia e Sanxhakut do të jetë proces i pashmangshëm shoqëror, prandaj në interes të stabilitetit të dy shteteve, duhet me kohë të zhvillohen bisedime me Beogradin dhe Podgoricën zyrtare, ka deklaruar për të përditshmen 'Vijesti', kryemyftiu i Bashkësisë Islame në Serbi, Muamer Zukorliç.

Në zgjedhjet e fundit për këshillin kombëtar të boshnjakëve në Serbi, Bashkësia Kulturore e Boshnjakëve, që drejtohet nga Zukorliç, e mundi bindshëm listën që e prinin Rasim Ljajiç dhe Sulejman Ugljanin.

Zukorliç ka sqaruar se autonomia e Sanxhakut sipas modelit të Tirolit Jugor tashmë gjendet në platformën e partisë Boshnjake.
XS
SM
MD
LG