Ndërlidhjet

Obama: Djegja e Kuranit, anti-amerikane



Presidenti amerikan Barak Obama ka kërkuar nga drejtuesit e një kishe të vogël në Florida që të heqin dorë nga planet për djegjen e Kuranit.
Duke folur për mediat amerikane Obama i cilësoi planet si “shkatërruese” dhe një qëndrim i rrezikshëm.

Ai shtoi se planet për djegjen e librit të shenjtë të fesë islame janë “ndihmë për Al Kaidën në rekrutimin e militantëve”. Sipas presidentit amerikan djegja e Kuranit “është tërësisht kundër vlerave tona si amerikanë”.

Komandantët ushtarakë të SHBA-ve kanë tërhequr vërejtjen se djegja e Kuranit mund të rrisë numrin e sulmeve kundër trupave amerikane në Afganistan apo në vende të tjera.

Zemërimi lidhur me planet e kishës në Shtetet e Bashkuara për të djegur qindra kopje të Kuranit po rritet gjithmonë e më shumë në botë. Vatikani i ka dënuar planet e kishës së vogël në Florida.

Presidenti i Indonezisë, Susilo Bambang Judoiono, i ka shkruar homologut të tij amerikan, ku kërkon ndërhyrjen personale të Obamas. India dhe Pakistani kërkuan nga autoritetet amerikane të marrin “veprime të fuqishme”. India kërkoi që media të mos ta mbulojë ngjarjen.

Autoritetet amerikane kanë thënë se nuk mund të bëjnë shumë për të ndaluar djegjen pasi kjo garantahohet në kushtetutë me lirinë e fjalës.

Nga ana tjetër drejtuesi i kishës që marrë iniciativën thotë se djegja e qindra kopjeve të Kuranit më 11 shtator, në përvjetorin e sulmeve terroriste klundër SHBA-ve, synon të tërheqë vërejtjen se islami është një fe e dhunshme.
XS
SM
MD
LG