Ministri i Jashtëm i Greqisë, Dimitris Drucas, i ka bërë thirrje Turqisë që t'i tërheqë trupat nga pjesa veriore e Qipros, si shenjë e vullnetit të mirë në bisedimet për ribashkimin e ujdhesës së ndarë në vitin 1974.
"I bëj thirrje Turqisë t'i bëjë hapat e nevojshëm dhe të kalojë nga fjalët në vepra. E ftoj Turqinë që t'i tërheqë forcat pushtuese të saj nga Qiproja", deklaroi Drucas gjatë një vizite në Qipro.
Bisedimet për ribashkimin e ujdhesës filluan nën patronatin e Kombeve të Bashkuara në vitin 2008.