Ndërlidhjet

Kisha anglikane dhe qeveria kundër planit për djegien e Kuranit



Arqipeshkvi i kishës Anglikane nga Kenterberi, qeveria britanike dhe ish kryeministri Toni Bler e kanë dënuar planin e një kishe në Florida për t'i djegur kopjet e Kuranit.

"Të gjithë jemi kundër këtij provokimi dhe insistoj në faktin se në traditat tona nuk ka vend për veprime të dhunshme", deklaroi arqipeshkvi nga Kanterberi, Rouan Uiliams, në mesazhin tradicional të tij me rastin e përfundimit të muajit të Ramazanit.

"Kërcënimet me dhunë ndaj librave të shenjtë janë për keqardhje të thellë dhe duhet të dënohen fuqishëm", tha arqipeshkvi.

Qeveria britanike gjithashtu e dënoi planin për djegien e Kuranit në 11 shtator. Zëdhënësi i kryeministrit tha se "qeveria e kundërshton fuqishëm çdo përpjekje për fyerjen e ndonjë anëtari të bashkësisë fetare apo grupit etnik".

Ish kryeministri britanik, Toni Bler, u ka bërë thirrje njerëzve që t'a "lexojnë Kuranin, e jo ta djegin".
XS
SM
MD
LG