Ndërlidhjet

Rritet numri i viktimave në Osetinë e Veriut



Nga një sulm vetvrasës në Osetinë e Veriut kanë humbur jetën së paku 17 persona dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur. Osetia e Veriut është pjesë e Federatës Ruse, që gjendet në rajonin e trazuar të Kaukazit të Veriut.

“Është për të ardhur keq që ka njerëz, të cilët në një ditë të shenjtë si kjo, kryejnë krime të tmerrshme”, tha kryeministri rus Putin.

Osetia e Veriut është përballur me një shkallë më të ulët dhune se republikat e tjera të rajonit, ku përfshihen Çeçenia dhe Dagestani. Megjithatë edhe këtu janë të pranishme tensionet ndër etnike.
XS
SM
MD
LG