Ndërlidhjet

Serbia nuk rrezikoi integrimin evropian



Serbia pranoi ta ndryshojë propozim-rezolutën për Kosovën për të mënjanuar rrezikun që po i kanosej prespektivës së integrimit në Bashkimin Evropian, tha për agjencinë e lajmeve Reuters një burim i Qeverisë gjermane.

“Serbia e kuptoi se qëllimi kryesor i politikës së saj të jashtme, e ardhmja evropiane, po vihej seriozisht në pikëpyetje. Për momentin ata e siguruan këtë perspektivë”, tha i njëjti burim. Ai shtoi se ende nuk janë përcaktuar detajet e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës, por theksoi se as statusi, as mundësia e ndarjes nuk janë në tryezë.

Burimi i qeverisë gjermane për Reuters shtoi se kur erdhi puna tek debati për propozim rezolutën të gjitha vendet e BE-së, përfshi pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, kishin qëndrim unik.
XS
SM
MD
LG