Ndërlidhjet

Pastori thotë se djegia e Kur'anit vetëm është 'pezulluar'



Pastori i krishterë në shtetin e Floridës tha se vetëm e ka pezulluar dhe nuk e ka anuluar planin e tij për djegien e kopjeve të Kur’anit të shtunën, në nëntë vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit, 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Teri Xhons fillimisht dje deklaroi se ka vendosur ta anulojë djegien e Kur’anit për shkak se drejtuesi i projektit kundërthënës për ndërtimin e qendrës islamike afër vendit të Qendrës Botërore të Tregtisë, ishte dakorduar ta zhvendosë projektin në një lokacion të ri.

Por pasi imami që e kryeson projektin në Nju Jork tha se nuk ka marrëveshje për zhvendosjen e qendrës, Xhons tha se ishte mashtruar nga një imam në Florida, dhe se tash po e rishikon vendimin për ta djegur librin e shenjtë islamik.

Plani i tij është kritikuar nga presidenti Barak Obama, dhe nga liderët politikë e fetarë në mbarë botën.

Pentagoni tha se Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts i kishte telefonuar pastorit dhe i ka kërkuar të mos e djegë Kur’anin.
XS
SM
MD
LG