Ndërlidhjet

Gaza: Pesë të plagosur në sulmin izraelit



Zyrtarët palestinezë të sigurisë thanë se pesë persona janë plagosur në sulmet e mbrëmshme me raketa në Rripin e Gazës.

Agjencia AP raportoi se në Gazë kanë jehuar shpërthime pasi nga territori palestinez janë shkrepur raketa në Izrael.

Ushtria e Izraelit i konfirmoi operacionet e mbrëmshme në Gaza, por nuk dha detaje tjera.

Izraeli e mban të bllokuar Gazën që nga ardhja e lëvizjes radikale palestineze Hamas në pushtet në vitin 2007.

XS
SM
MD
LG