Ndërlidhjet

SHBA: Ndalesa ushtarake për homoseksualët – jokushtetuese


Një gjyqtar federal i Shteteve të Bashkuara, ka marrë vendim se ndalesa e ushtrisë amerikane, që njërzit që hapur tregojnë se janë homoseksualë, nuk mund të shërbejnë në forcat e armatosur amerikane, është jokushtetuese.

Gjyqtarja Virgjinia Filips, që e ka selinë në Kaliforni, tha mbrëmë se ajo do të paraqesë urdhër se ushtria e Shteteve të Bashkuara, nuk do të mundet ta zbatoj politikën, e cila është e njohur si “Mos pyet, mos trego”.

Ajo ka theksuar se kjo politikë nuk e ndihmon gatishmërinë e ushtrisë amerikane, por ka efekt dëmtues në shërbimet e armatosura.

Presidenti Barak Obama, ka premtuar se do ta rishqyrtoj këtë politikë, por ka thënë se këtë do ta bëjë në koordinim me liderët ushtarakë dhe me Kongresin.

Politika kundërthënëse nuk lejon që ushtria të pyet për orientimin seksual të pjesëtarëve, por kërkon që ushtarët, të cilët zbulohen se janë homoseksualë, të largohen nga ushtria.
XS
SM
MD
LG