Ndërlidhjet

Kosovë: Arrestohet polici Lubisha Vojinoviq


Pjesëtari i shërbimit kufitar të Kosovës, Lubisha Vojinoviq, është arrestuar për shkak të dyshimeve për dy vepra penale: zbulim i sekretit zyrtar dhe mosparaqitja e veprës penale, ka thënë zëdhënësi i policisë së Kosovës, Besim Hoti.

Ai ka shpjeguar, se i arrestuari Vojinoviq, është i dyshuar se ministrisë së brendshme të Serbisë i ka zbuluar fshehtësi dhe se tek ai janë gjetur materiale, që këtë e dëshmojnë.

Poashtu, i arrestuari është i dyshuar se nuk e ka paraqitur vrasjen e Hakif Mehmetit, megjithqë e ka ditur për këtë vepër penale.

Hakif Mehmeti është vrarë para triditësh në pjesën veriore të Mitrovicës, por policia nuk e akuzon Vojinoviqin për pjesëmarrje në vrasje.
XS
SM
MD
LG