Ndërlidhjet

Eshton: Pres nisjen e dialogut Prishtinë – Beograd në Bruksel


Duke u shprehur për miratimin e Rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, deklaroi sot se pret nisjen e dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel.

Sipas saj “tash mund të filloj dialogu ndërmjet Prishtinës e Beogradit, në frymën pozitive, dhe pret që të gjitha palët të jenë konstruktive dhe të shikojnë përpara”.

“Bashkimi Evropian, siç kam paralajmëruar, ofron kushte të mira për atë dialog, me qëllim që të nxitet bashkëpunimi, të arrihet përparim në rrugën drejt Evropës dhe të përmirësohet jeta e njerëzve”.

Zonja Eshton, konsideron se “procesi i dialogut, vetëvetiu, do të jetë faktor i paqes, i sigurisë dhe i stabilitetit në rajon”.

Ajo, poashtu, ka theksuar se kjo rezolutë paraqet “hap të rëndësishëm përpara për të ardhmen e Serbisë dhe Kosovës”.
XS
SM
MD
LG