Vuk Jeremiç do të vazhdojë të mbetet ministër i jashtëm i Serbisë, megjithë shtimin e kërkesave për largimin e tij, deklaroi Borko Stefanoviç, drejtor politik në Ministrinë e Jashtme.
Stefanoviç i ka cilësuar si spekulime shkrimet në mediat serbe, duke theksuar se rezoluta për Kosovën e miratuar të enjten në Asamblenë e Përgjithshme në Nju Jork, nuk konfirmon pavarësinë e Kosovës. Zyrtari serb theksoi se Beogradi është i gatshëm për bisedime me Prishtinën, duke theksuar se nuk ishte Serbia ajo që i braktisi bisedimet.