Ndërlidhjet

Netanjahu: Palestinezët të njohin shtetin e Izraelit


Kryeministri izraelit, Benxhamin Netanjahu, ka deklaruar se procesi paqësor për Lindjen e Mesme mund të vendoset vetëm nëse udhëheqja palestineze njeh Izraelin si shtet hebreit.
Netanjahu ka thënë se një njohje e tillë do të ishte “bazë reale” për vendosjen e paqes dhe ka shfaqur keqardhje që palestinezët refuzojnë këtë kërkesë.
Ai e ka informuar qeverinë izraelite për bisedimet që i ka zhvilluar me kryetarin e autoritetit palestinez Mahmud Abas në Uashington.
Palestinezët tash për tash refuzojnë të pajtohen me një kusht të tillë, sepse konsiderojnë se njohja do të rrezikonte zgjidhjen e çështjes së të drejtave të refugjatëve palestinezë.
XS
SM
MD
LG