Ndërlidhjet

Papandreu: Rritje nacionalizmi në Shqipëri


Kryeministri i Greqisë, Jorgos Papandreu, ka deklaruar se, ajo që ai e cilësoi si rritje nacionalizmi në Shqipëri ndaj minoritetit grek, krijon probleme serioze në raportet dypalëshe. Këto komente Papandreu i bëri në konferencën vjetore në kuadër të panairit të Selanikut, ku i është bërë pyetje edhe për incidentin e shënuar para 1 muaji në Himarë.
“Për fat të keq vërejmë fenomene të ngjashme të një shpërthimi nacionalizmi nga grupe ekstreme që për fat të keq kanë edhe pasoja politike dhe që synojnë edhe minoritetin grek në Shqipëri”, ka thënë Papandreu, për të shtuar se "nacionalizmi nuk i ndihmon Ballkanit, sepse gjithnjë ka shkaktuar probleme".
XS
SM
MD
LG