Ndërlidhjet

Turqi: Po - referendumit për reforma kushtetuese


Sipas rezultateve preliminare, 58% të votuesve turq kanë votuar në favor të reformave kushtetuese në Turqi.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan, i ka mirëpritur rezultatet e referendumit të djeshëm, duke thënë se “fituese është demokracia turke”.

Nga ana tjetër, kundërshtarët e referendumit, kanë shqetësime se ndryshimet mund ta forcojnë partinë AK të zotit Erdogan, që e ka origjinën në politikën islamike.

Rezultatet e referendumit në Turqi i kanë mirëpritur edhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG