Ndërlidhjet

Afganistan: Në protestat kundër djegies së Kuranit – dy të vrarë


Dy vetë janë vrarë në ditën e tretë të protestave të dhunshme, të nxitura nga kërcënimi i një kleriku amerikan për djegien e kopjeve të Kuranit.

Në demonstratat e djeshme, në të cilat kanë marrë pjesë qindra afganë, dukej se disa nuk ishin të vetëdijshëm se Teri Xhons, nga një kishë e krishterë në Shtetet e Bashkuara, i kishte hedhur poshtë planet e tij.

Dy protestuesit janë vrarë nga të shtënat në provincën lindore Logar.

Prej zhvillimeve të tjera, në Afganistan, veçuam edhe një njoftim të Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë, që udhëhiqet nga NATO-ja, për vrasjen e një komandanti taliban, i cili po planifikonte shkatërrimin e zgjedhjeve të parapara për javën e ardhshme, në vendin Nangarghar.
XS
SM
MD
LG