Ndërlidhjet

Afganistan: NATO-ja thotë se janë vrarë 14 kryengritës


Nga sulmet ajrore të NATO-s, në pjesën qendrore të Afganistanit, janë vrarë 14 kryengritës.

Në njoftimin e sotëm të NATO-s thuhet se sulmet ajrore ishin ndërmarrë pasi militantët në provincën Uruzgan, dje e kishin sulmuar një patrullë të përbashkët të trupave të NATO-s dhe të ushtarëve afganë.

NATO-ja njoftoi se sipas raporteve të para nuk ka pasur viktima civile.
XS
SM
MD
LG