Ndërlidhjet

SHBA: H. Klinton niset për në Lindjen e Mesme


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, niset sot për në Lindjen e Mesme, në kuadër të përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara, për ripërtritjen e bisedimeve paqësore izraelito – palestineze.

Zonja Klinton, pritet që të martën në Egjipt, do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu dhe me presidentin e Autoritetit palestinez, Mahmud Abas. Bisedimet vazhdojnë pasnesër në Jerusalem.

Presidenti amerikan, Barak Obama, pritet që do të takohet me Netanjahun dhe Abasin, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, javën e ardhshme.

Fundjavën e kaluar, zoti Obama kërkoi nga kryeminsitri izraelit, që ta zgjeroj moratoriumin e pjesërishëm në ndërtimin e vendbanimeve të reja në Bregun Perëndimor.

Zoti Netanjahu është pajtuar që ta kufizoj ndërtimin, por nuk do të urdhëroj ngrirje totale.

Më 3 shtator, Benjamin Netanjahu dhe Mahmud Abasi, e mbajtën takimin e tyre të parë direkt, në afro dy vite.
XS
SM
MD
LG