Shefja për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara Navi Pillai, i kritikoi sot Rusinë, Azerbejxhanin, Iranin, Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore për shkeljen e të drejtave të njeriut.
Në fjalimin e saj në Këshillin për të Drejtat e Njeriut, Pillai tha se është bërë pak përparim në sjelljen para “drejtësisë të vrasësve dhe sulmuesve të mbrojtësve të të drejtat e njeriut”.
Ajo gjithashtu kritikoi Francën për dëbimin e romëve dhe ftoi Shtetet e Bashkuara t’i japin fund programit, i cili vë në shënjestër qytetarët që dyshohen për lidhje me organizatat terroriste.