Ndërlidhjet

Rritet bilanci i viktimave në Kashmir


Policia tha se të paktën 15 protestues janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India, të cilat pjesërisht u nxitën
nga raportet se është përdhosur Kurani në SHBA.

Njlë oficer policie gjithashtu është vrarë.

Dhjetra mijë demonstrues të dhunshëm e shpërfillën orën policore dhe dolën në rrugë, ku dogjën ndërtesa të qeverisë dhe hodhën gurë në stacionet e policisë.

Bilanci i të vdekurve është më i larti në tre muajt e protestave të separatistëve në rajon.
XS
SM
MD
LG