Ndërlidhjet

SHBA: Dënohet për skemë piramidale prej 100 milionë dollarë



Autoritetet amerikane në shtetin verior Konektikat thanë se një njeri është shpallur fajtor për drejtimin e një skeme piramidale në vlerë prej 100 milionë dollarë.

Prokurorët thanë se Majkëll Goldberg nuk i kishte investuar paratë, por mjetet nga investitorët e rinj i kishte shfrytëzuar për t’i paguar investitorët e vjetër.

Goldberg, 39 vjeç, përballet me dënim deri 60 vjet burg.
XS
SM
MD
LG