Ndërlidhjet

Vritet një polic në Rusinë jugore



Autoritetet thanë se një oficer policie është vrarë dhe një klerik islamik është plagosur në sulme të ndara në rajonin e trazuar rus të Kaukazit verior.

Ministria e Brendshme tha se oficeri i policisë është vrarë në një përleshje me militantët në Çeçeni.

Një polic tjetër është plagosur në luftimet në rajonin jugor Shatoi.

Në republikën fqinje të Ingushetisë, ministria tha se një klerik lokal është plagosur rëndë kur eksplozivi i telekomanduar shpërtheu në makinën e tij.
XS
SM
MD
LG