Ndërlidhjet

Vaclav Havel në fushatën për imazhin e mirë të Izraelit



Ish disidenti dhe ish president i Çekisë, Vaclav Havel, bashkë me ish kryeministrin spanjol, Hoze Maria Asnar, janë protagonistët kryesorë të fushatës së re globale për imazhin më të mirë të Izraelit, njoftuan mediat çeke.

Nisma “Miqtë e Izraelit”, në krye me Asnar, ka për qëllim përmirësimin e reputacionit të Izraelit, para së gjithash në Evropë, ku janë shtuar nismat e solidaritetit me palestinezët, pas ofenzivës izraelite në Gaza kah fundi i dhjetorit, 2008.

Përveç tyre, në nismë janë përfshirë ish presidenti i Perusë, Alehandro Toledo, dhe ish ambasadori amerikan në OKB, Xhon Bolton.

"Miqtë e Izraelit" duan t’u këndërvihen përpjekjeve të organizatave, të cilat solidaritetin me palestinezët e shfaqin përmes bojkotit të organizuar të mallrave izraelite, ngjashëm me aksionet që organizoheshin për izolimin e regjimit jugafrikan të aparthejdit.
XS
SM
MD
LG