Ndërlidhjet

Serbia e gatshme të ndryshojë qasjen ndaj bisedimeve



Beogradi është gati të fillojë dialogun me Prishtinën, tha ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq. “Serbia do ta modifikojë qasjen ndaj negociatave në varësi të formatit”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Megjithatë ai shtoi se përgatitjet për dialogun nuk kanë filluar ende, pasi rezoluta sapo është miratuar. Sipas Bogdanoviqit rezoluta hap derën e dialogut dhe ia heq të gjitha justifikimet për të mënjanuar bisedimet shqiptarëve të Kosovës.
XS
SM
MD
LG