Ndërlidhjet

Iran: Lirohet amerikania Shurd



Mediat shtetërore iraniane raportojnë se amerikania Sarah Shurd është liruar pas më shumë se një viti në burg. Shurd është një nga tre alpinistët amerikanë që u arrestuan në muajin korrik të vitit 2009, derisa kishin shkelur ilegalisht kufirin iranian.

Tre të rinjtë amerikanë pohojnë se kanë kaluar gabimisht në pjesën iraniane, derisa ishin duke lëvizuar në territorin irakian, përgjatë kufirit me Iranin. Irani po i heton tre alpinistët amerikanë edhe për spiunazh.
XS
SM
MD
LG