Ndërlidhjet

KE, raport pozitiv për heqjen e vizave Shqipërisë



Shqipëria ka shënuar përparim të mirë në përmbushjen e tre kushteve të mbetura për procesin e liberalizimit të vizave, thuhet në raportin përfundimtar të Komisionit Evropian.

Pas dorëzimit të raportit komiteti përkatës në Parlamentin Evropian duhet ta diskutojë e votojë dokumentin në takimin e 27-28 shatorit. Më pas Parlamenti Evropian në seancën plenare të tetorit duhet të miratojë raportin.

Procesi i liberalizimit të vizave për Shqipërinë nga ministrat e brendshëm të BE-së pritet të diskutohet në takimin e paraparë për në 8-9 nëntor. Nëse gjithë procesi kalon pozitivisht për Shqipërinë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Shëngen në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG