Ndërlidhjet

Sejdiu e Thaçi: Statusi, proces i mbyllur



Udhëheqësit e Kosovës kanë përjashtur çdo mundësi për bisedime rreth statusit.

Procesi i përcaktimit të statusit të Kosovës “ka përfunduar një herë e përgjithmonë”, tha kryeministri Hashim Thaçi para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës.

Presidenti Sejdiu deklaroi se Serbia mund të dëshirojë bisedime për statusin, por kjo është vija e kuqe që Kosova në asnjë situatë nuk do ta kalojë.

Bisedimet Prishtinë-Beograd janë kërkuar dhe nga Bashkimi Evropian dhe nga rezoluta e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
XS
SM
MD
LG