Ndërlidhjet

Klinton ndërmjetëson takimin izraelito-palestinez



Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, do të ndërmjetësojë sot bisedimet e drejtpërdrejta izrealito-palestineze në Jerusalem.

Takimi i sotëm vjen pas atij të mbajtur dje në Egjipt, mes kryeministrit izraelit Netanjahau, presidentit të Autoritetit Palestinez, Benxhamin Netanjahu me ndërmjetësimin e SHBA-ve.

I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Xhorxh Miçëll, i cili ishte i pranishëm në bisedimet e djeshme, tha se udhëheqësit palestinezë e izraelitë, kanë filluar bisedimet për çështjet themelore.
XS
SM
MD
LG