Ndërlidhjet

Irak: Raportohet për vrasje të civilëve në Falluxha


Zyrtarët irakianë thonë se së paku shtatë civilë dhe dy ushtarë irakianë janë vrarë sot, gjatë një bastisjeje të përbashkët amerikao – irakiane, në qytetin Falluxha.

Shefi i policisë në provincën Anbar, Baha Huesein al-Kharkhi, tha se bastisja ishte bërë në “shtëpinë e terroristëve” dhe se “përleshjet kishin ndodhur kur terroristët kishin shtënë kundër trupave”.

Sipas tij, “civilët ishin zënë në shkëmbimin e zjarrit dhe shtatë ishin vrarë dhe katër plagosur, ndërsa janë vrarë edhe dy ushtarë irakianë”.

Zëdhënësi ushtarak i Shteteve të Bashkuara, Brajan Vuds, i ka konfirmuar raportet për së paku një vrasje në një “incident” në qytet dhe tha se do të fillojnë hetimet për këtë çështje.
XS
SM
MD
LG