Ndërlidhjet

Gjeliq: Pa zgjidhjen e Kosovës, Serbia nuk mund të hyjë në BE


Zëvendës kryeministri i Serbisë, Bozhidar Gjeliq, tha se Serbia nuk mund të hyjë në Bashkimin Evropian, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, por, gjithashtu, sipas tij, as Kosova nuk mund të bëhet anëtare e BE-së, derisa të gjitha vendet anëtare të mos e pranojnë pavarësinë e saj.

“E vëretë është se ne nuk mund të hyjmë në BE, pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, do të thotë statusin e saj”, tha sot zoti Gjeliq, në një intervistë për televizionin B92, dhe shtoi se “nuk është e mundshme, që Ballkani Perëndimor të hyjë në BE, ndërsa çështja e Kosovës, përfshirë statusin e saj, të mbetet e pazgjidhur”.

Zoti Gjeliq, mëtutje, shpjegoi se “kjo nënkupton se dëshira për anëtarësim në BE, në të vërtetë është nxitje e fuqishme për të arritur marrëveshje edhe rreth Kosovës, kështu që këto dy çështje, Evropa dhe Kosova, nuk e kundërshtojnë njëra tjetrën, por në një mënyrë e plotësojnë”.
XS
SM
MD
LG