Ndërlidhjet

Luksemburg: Sugjerimet e Sarkozit për romët – keqdashëse


Ministri i jashtëm i Lukesmburgut, Zhan Ashelborn, tha sot se sugjerimet e presidentit francez, Nikolas Sarkozi, që Luksemburgu të jetë mikrpitës i romëve, ishin qartazi “keqdashëse”.

Zoti Aleshborn reagoi ndaj komenteve të dukshme ironike të presidentit francez, se një komisionare e BE-së, që e ka kritikuar dëbimin e romëve nga Franca, të lejoj që ata të vendosen në Luksemburg.

Komisionarja për drejtësi e Bashkimit Evropian, Viviane Reding, që është nga Luksemburgu, e ka akuzuar Francën për shkelje të parimeve anti-diskriminuese të BE-së, duke i kthyer qindra romë në Rumani dhe Bullgari.

Ajo tha se dëbimet ishin “turp”, që i evokon persekutimet masive të hebrenjëve dhe romëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG