Ndërlidhjet

Ashpërsohet debati Francë-BE mbi romët



Takimi i udhëheqësve të vendeve të BE-së që fillon sot në Bruksel rrezikohet të mbetet peng i kundërthënieve me Francën lidhur me dëbimin e romëve.
Franca i cilësoi të papranueshme komentet e eurokomisioneres për drejtësi, Vivian Reding, që krahasoi dëbimin e romëve me persekutimin nazit të këtij grupimi gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kryeministri francez, Fransua Fijo, ka kërkuar nga BE-ja që të trajtojë urgjentisht çështjen e romëve që vinë në vendet perëndimore të Unionit pa pasur mbështetjen minimale financiare.

“Krahasimi me Luftën e Dytë Botërore është i pabesueshëm, i paimagjinueshëm dhe skandaloz. Nuk ka bazë për gjykime të kësaj natyre lidhur me politikat e një shteti. Ka fakte e le t’i mbetemi besnik fakteve, pasi ato dëshmojnë se Franca respekton tërësisht ligjet franceze dhe ato të BE-së”, tha Fijo.

Mbi 8000 romë, kryesisht nga Rumania e Bullgaria, vende anëtare këto të BE-së, janë dëbuar nga Franca që nga fillimi i këtij viti.
XS
SM
MD
LG