Ndërlidhjet

Forcat e NATO-s vranë dy protestues në Afganistan



Dy protestues janë vrarë sot kur u përpoqën të hyjnë në një bazë të NATO-s në Afganistanin jugor gjatë demonstratave që u nxitën nga raportet se në Shtetet e Bashkuara disa njerëz e kanë djegur Kuranin.

Gulab Kan Vardak, zëvendës shefi i policisë në provincën Uruzgan, tha se qindra njerëz dolën në rrugë në qarkun Kora, duke brohoritur “Vdekje Amerikës”, dhe duke hedhur gurë në bazën.

Vardak tha se ushtarët e NATO-s hapën zjarr ndaj protestuesve kur ata u përpoqën të hyjnë në bazë.

Dy protestues gjithashtu janë plagosur.
XS
SM
MD
LG