Ndërlidhjet

Rusia e rihap rastin e vdekjes së gazetarit



Policia ruse po e rihap rastin e gazetarit dhe politikanit opozitar, shtatë vjet pas vdekjes misterioze të tij.

Agjencia Interfax citoi zëdhënësin e hetuesve të ketë thënë se Juri Shçekoshishin mund të jetë vrarë.

Gazetari punonte për të përditshmen opozitare ‘Novaja Gazeta’, ku gjithashtu punonte gazetarja Ana Politkovskaja, e cila u vra në vitin 2006.

Shçekoshishin vdiq në korrik 2003 nga ajo që u përshkrua si “ujë në tru”.

Politikanët e opozitës asokohe pretendonin se ai ishte helmuar për shkak se raportonte për korrupcionin.
XS
SM
MD
LG