Ndërlidhjet

Londër: U vra një politikan pakistanez në ekzil


Një politikan pakistanez në ekzil është therrë për vdekje afër shtëpisë së tij në Londër. Personi është identifikuar si Imran Farooq, lideri i partisë pakistaneze, MQM.

Kjo parti ka një qëndrim anti-taliban dhe ka ndikim në qytetin Karaçi dhe në provincën Sindh.

Thuhet se politikani Farooq, kishte jetuar në Londër, prej vitit 1992 dhe kishte raporte se kërkohej nga forcat e sigurimit pakistanez, për shkak të dyshimeve për krime serioze.

Ai i kishte hedhur poshtë akuzat.

Policia e Londrës në një kumtesë, tha se oficerët dje e kishin gjetur njeriun 50 vjeçar, me shumë therrje dhe plagë në kokë, në pjesën veriore të Londrës.

Policia tha se personi ishte shpallur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë, po zhvillonte hetime lidhur me këtë rast.
XS
SM
MD
LG